Kryesore, Rajoni

Historiania që trazoi mediat helene: Tsipras është shqiptar, nuk ekziston popullsia greke

Mund të thuhet se kjo puntatë e “360 gradë” nga Artur Zheji për marrëdhëniet shqiptaro-greke ka shkaktuar vërtet shumë bujë në rrjetet sociale.

Fillimisht shkak u bë përplasja mes avokatit Spartak Ngjela me gazetarin Panajot Barka. Tensionet mes tyre u përhapën me shpejtësi në rrjet.



Por më pas vijoi shpërndarja e komenteve të historianes Elena Kocaqi. Pasi kjo e fundit u bë e famshme në median sociale shqiptare, tashmë janë mediat greke në greqisht dhe anglisht, që thonë se një ‘historiane’ shqiptare ka lëshuar akuza të rënda ndaj tyre.

Neos Kosmos shkruan se historiania është shprehur live në televizionin shqiptar se nuk ekziston popullsi greke në Greqinë moderne.

“Kam thënë që nuk Greqia nuk ka popullsi greke. Popullsia e Greqisë, ata që kanë luftuar, janë arvanitas me fustanella,” tha ajo.

“Kush luftoi kundër turqve? Vetëm shqiptarët. Më gjeni një grek që ka luftuar gjatë asaj kohe në vitin 1821,” tha ajo.

Kurse Grek City Times shkruans e historiania është shprehur se kryeministri Alexis Tsipras është në fakt shqiptar.

“Kushdo që jeton në Greqi është arvanitas, por kanë turp që ta thonë. Shqiptar është edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, që është arvanitas”.

Mediat greke shkruajnë se Barka braktisi emisionin dhe deklaroi se aty po justifikoheshin pikëpamjet ekspansioniste duke përdorur folklorin dhe mitet false.

Videoja e emisionit, me titra në greqisht, është publikuar nga faqet greke.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas