Kryesore

Historia rrëqethëse, si i shpëtoi Kristian Panuçi vdekjes në avion






               Publikuar në : 14:46 - 10/04/18 |
mapo.al

Një histori rrëqethëse që për pak sa nuk i mori jetën trajnerit aktual të Kombëtares.


Bëhet fjalë për një aksident me avion, ku humbën jetën të gjithë pasagjerët, raporton Panorama Sport.

Në vitin 1996, Panuçi u zgjodh kapiteni i Italisë në Lojërat Olimpike ‘Atlanta 1996’, por u dëmtua dhe u detyrua të kthehej në vendlindje.

Ai fillimisht mori avionin e linjës nga Nju Jorku për në Paris, pastaj destiancioni Milano, por e humbi këtë udhëtim pasi humbi bagazhet.

Më pas ai mori avionin Alitalia dhe udhëtoi direkt për në Milano.

Po atë ditë avioni i parë që kishte humbur për shkak të bagazheve ishte përplasur dhe të gjithë pasagjerët kishin humbur jetën.

Fati në këtë moment ka qenë me trajnerin e Shqipërisë, i cili mund të ishte bërë pjesë e viktimave, që humbën jetën në aksidentin tragjik.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas