KMR

Historia që po thyen rrjetin: Një shpërndarës picash që luan mrekullisht Bethovenin




               Publikuar në : 12:52 - 02/08/18 |
mapo.al

Kjo histori po bën xhiron e rrjeteve sociale.


Një shpërndarës picash befasoi një familje në SHBA, pasi u ul në piano dhe luajti mrekullisht një nga kryeveprat e Bethovenit.

Julie Varchetti tha se i shoqi, Paul, kishte porositur pica për fëmijët.

18-vjeçari Bryce Dudal i solli picat, por vuri re pianon në shtëpinë e tyre.

Ai tha nëse mund t’i hidhte një sy.

Paul e ftoi maturantin që të luante diçka.

Atëherë Dudal i befasoi me një pjesë nga Bethoven.

Në vjeshtë të këtij viti, Dudal do futet në kolegj pasi ka fituar një bursë si i talentuar në bejsboll.

Kurse pianon e ka mësuar që kur ishte pesë vjeç.


Etiketa: , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas