Media

Historia/ Gazetarja e njohur në ditët e fundit të jetës, i dedikon libër djalit të saj 2-vjeçar

Gazetarja dhe prezantuesja e cila punon në BBC, Rechael Bland, prej vitit të kaluar është diagnostikuar me kancer dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë shpresa për të jetuar gjatë.

Por ky fakt nuk ka ndikuar aspak në jetën e gazetares e cila, ka vendosur që të jetojë dhe të shkruaj një libër kushtuar djalit të saj 2-vjeçar të cilin e ka titulluar ‘For Fred’.



Gazetarja e cila ka lindur në Uells nisi të shkruajë librin e saj në vitin 2017. Pavarësisht disa terapive që ajo bëri, mjekët nuk i dhanë shpresë 40-vjeçares, e cila është në fazën përfundimtare të sëmundjes.

“Unë dua që ai të më kujtoj gjithmonë, nuk dua të më harroj”- ka thënë Rachael Bland.

Më këtë libër gazetarja dëshiron t’i tregojë jetën e saj djalit, që kur të rritet të mësojë më shumë rreth nënës së tij. ‘Ai është në një moshë të vogël dhe nuk do më mbajë mend’.

Dua t’i tregoj gjërat e mia që të në ardhmen të krijojë një ide se kush isha unë’- ka vazhduar më tej gazetarja.

Në libër gazetarja i jep këshilla vogëlushit të saj se si të gjejë lumturinë, si të nisë një karrierë të suksesshme dhe gjithashtu ajo ka shkruar dhe disa anekdota.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas