Aktualitet

HISTORIA/ Gabimet në certifikatë, i rrezikojnë shkollën maturantes

Një maturante nga Fushë Bulqiza rrezikon vazhdimin e shkollës si pasojë e gabimeve të gjendjes civile. Artjola Shyti, nxënëse e vitit të tretë në shkollën e mesme në Fushë Bulqizë, u ankua në Fiks Fare se ka probleme me certifikatën e Lindjes. Megjithëse ka lindur në Bulqizë, në certifikatë i shkruhet “Mat, Bulqizë”. Pra, është bërë gabim, rrethi vendlindja.

Nëna e vajzës, Fëllënza, thotë se vajza ka lindur në vitin 1999 në Bulqizë. “Në maternitetin e Bulqizës kemi dokumentin e spitalit siç ka lindur vajza. Gabimi është bërë në gjendjen civile në Durrës” thotë ajo.  Ndërkohë, Artjola thotë se dikur kanë pasur pasaportizimin në Durrës. “Kur e morëm që atje u bë gabim, e bënë vendlindjen Mat, Bulqizë. Që atëherë nuk bëj kartë identiteti, as pasaportë. Karta e identitetit më duhet për provime. Ma kanë kërkuar nga shkolla. Nëse nuk e rregulloj në kohë, rrezikoj vazhdimin e shkollës së lartë” thotë ajo. Më tej shton se kanë shkuar te zyra e gjendjes, por nuk e pranojnë. 



 

36780608_648745368833505_4650240501029535744_nNëna e vajzës thotë se akti i lindjes nuk është gabim. “Është siç e kam lindur, në bazë të regjistrit. Gabimi është në Gjendjen Civile. Gjendja civile na thotë se nuk e rregullojmë dot. Më kanë thënë t’i drejtohemi gjykatës, por ne nuk kemi mundësi” thotë Fëllënza. Në fund vajza thotë se “është e drejta jonë dhe s’kemi pse shkojmë nëpër gjykata. Kërkoj që të marr një identitet si gjithë të tjerët. Të bëhet vendlindja siç duhet”. 

36720032_648745315500177_5554796047047327744_n
Pas ankesës, Fiksi shkoi në gjendjen civile në Fushë Bulqizë. Sheqere Hasa, nëpunëse e gjendjes civile thotë se akti lindjes është mbajtur në zyrën e gjendjes civile Durrës, kur është mbajtur ati i lindjes është bërë gabim rrethi, nga Bulqizë është bërë Mat. “Ne si gjendje civile nuk kemi të drejtë të bëjmë korrigjim” thotë ajo./Fiks Fare

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas