Humor, Kryesore

Historia e Ramës i shkrin gazetarët e huaj, por duket kaq serioze…

Një grup gazetarësh austriakë kanë qenë të ftuar në Tiranë këto ditë, në prag të diskutimeve për çështjen e refugjatëve dhe hapjen e negociatave.

Ata kanë takuar kryeministrin Edi Rama, që u ka treguar një histori.



Gazeta “Der Standard” shkruan se edhe pse historia duket për të qeshur, ajo për Ramën është serioze dhe tregon se ku shkon paragjykimi ndaj shqiptarëve.

“Gjithçka fillon me një telefonatë nga aeroporti i Tiranës. Disa persona refuzonin të largoheshin nga salla VIP e aeroportit prej 45 minutash. Rama nisi të irritohej. Pse duhet të merret qeveria me këtë histori? Por në sallën e pritjes ishte një delegacion i një politikani të lartë nga një vend i BE, që kishte takim me Ramën. Forcat e policisë, që ishin dërguar për shoqërimin e tij, nuk i dukeshin të mjaftueshme. Për ta dërguar drejt qendrës së Tiranës, ai kishte kërkuar forca speciale të armatosura. “I thashë se nuk e ofrojmë këtë shërbim,” thotë Rama, duke sinjalizuar se këtë histori e gjen qesharake, por edhe serioze. Sipas tij, ajo simbolizon klishetë negative me të cilat vendi i tij duhet të përballet çdo ditë”, shkruan gazeta.

PasPara

1 koment

  1. Harron Rama qe njelloj si likja e berisha Kur ishte ne opozite bente propagande kunder shiperise ne bashkimin europiane Duke i cilesuar shqiptaret si kriminele qe do mbushin europen Po u hapen vizat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas