Auto

Histori prekëse/ Altini vdiq para katër vitesh, i vëllai e kujton në një mënyrë unike

Kur humbasim njerëzit tonë të dashur dhimbja është e madhe dhe në forma të ndryshme mundohemi që të shprehim dashurinë që kishim për ta.

I tillë është edhe rasti i Alfit nga Elbasani, i cili në kujtim të vëllait të tij që ka ndërruar jetë në vitin 2014-të ka bërë një gjest që nuk e hasim shpesh.



Teksa tregon se i vëllai i ka lënë para 4 vitesh, ai rrëfen  se ka vënë në makinën e tij emrin dhe foton e të vëllait, por jo në përmasat që po mendoni ju.

Alfi ka vendosur foton e të vëllait, Altin Kasa në të gjithë pjesën e kofanos, ndërsa mbrapa shkruan “Altin, shefi im”.

Alfi shprehet: Ky është vëllai im që më ka lënë që në nëntor të vitit 2014 dhe ia kam bërë këtë makinë për ta kujtuar. Ai quhesh Altin Kasa dhe e njihte i gjithë qytetit, doja ta bëja publike këtë thjesht si një kujtim për të.”

Në fakt, Alfi na tregoi edhe detaje tjera që e bënin këtë histori edhe më prekëse, prandaj menduam që një pjesë të saj ta ndanim edhe me lexuesit tanë me shpresën që do u pëlqente të lexonit një histori si kjo, e cila na bën të gjithëve pjesë të saj në njëfarë mënyre./JOQ.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas