Ekonomi

‘Hilton’ hap hotelin e parë në Shqipëri

“Hilton Garden Inn Tirana” hapet në kryeqytetin e Shqipërisë, duke u ofruar mysafirëve mikpritje të klasit botëror, në një destinacion turistik në rritje.

Hilton njoftoi sot hapjen e hotelit të parë në Shqipëri. Hoteli i ri, i cili është pjesë e markës së vlerësuar me disa çmime, Hilton Garden Inn, iu bashkua listës së 62 hoteleve të hapura në të gjithë Europën.



E pozicionuar në Bulevardin “Gjergj Fishta”, hoteli është i vendosur vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve, duke ofruar qasje të lehtë tek kompanitë e biznesit dhe atraksionet e vendit. Në vitin 2017, Shqipërinë e kanë vizituar më shumë se 5 milionë vizitorë dhe vizitorët e huaj në Shqipëri arritën numër rekord.

Me lulëzimin e turizmit, “Hilton Garden Inn Tirana” u ofron udhëtarëve në Shqipëri mikpritjen e markës së mirënjohur.

Të gjithë mysafirët në Hilton Garden Inn në mbarë botën akomodohen në dhoma me çmim të përballueshëm, pajisje moderne dhe kanë premtimin e “Hilton Garden Inn”, e cila afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat.

“Jemi të lumtur që kemi sjellë përvojën e Hilton Garden Inn në Tiranë”, tha Michael Walker, Menaxher i Përgjithshëm. “Me dhomat e tij të rehatshme, gamën e gjerë të opsioneve për ushqimin dhe hapësirat për takime dhe evente, Hilton Garden Inn Tirana synon të bëhet zgjedhja e preferuar për vizitorët në qytet.”

Hoteli kushtoi 19 milionë € për t’u ndërtuar dhe marrëveshja për menaxhimin e tij u nëshkrua në vitin 2014 midis Hilton dhe investitorit z. Ali Selmani. Hapja e hotelit zgjeron ndikimin global të Hilton në më shumë se 106 vende dhe territore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas