Kryesore

Hila: PD-ja nuk e rrëzon dot Ramën! Ja kush do vijë nëse largohet Fatmir Xhafaj

“Zgjedhje të parakohshme në Shqipëri nuk do të ketë, sepse ato bëhen vetëm kur do kryeministri i Shqipërisë”. Kështu u shpreh në intervistën e mbrëmjes, Dritan Hila drejtuesi i emisioni “Arena” në Ora News, i cili sqaroi se opozita nuk ka mekanizma për të rrëzuar qeverinë e Ramës.

Hila tha se arritja e vetëm që mund të bëjë opozita është të rrëzojë Xhafën, ndërsa përmendi dy emra që mund ta zëvendësojnë atë, Taulant Ballën ose Elisa Spiropalin.



Pjesë nga intervista

Dritan Hila: Nuk mendoj se zoti Basha do të inskenojë një çadër tjetër në Bulevard

Ilva Tare: Po pse do të kishte besueshmëri ta bënte sërish?

Dritan Hila: Jo, do të jetë një skenë e parë nga publiku, unë nuk e di sa do ta ndiqnin edhe nga vetë PD.

Ilva Tare: A ka arsye, çështje shqetësuese që e justifikojnë një çështje të tillë?

Dritan Hila: Nëse në rastin e parë kishte një detline që e vinte në pozitën e vështirë qoftë kryeministrin, qoftë Bashën kur ishin zgjedhjet dhe kishte ndikim nga faktori ndërkombëtar, ka shumë mundësi që një lloj proteste, një lloj djegie mandatesh, apo një çadër në një version tjetër, gjithësesi një protestë që do të tentonte bllokimin e qeverisjes nuk  do të shkaktonte veçse rënien e PD  në pozitat që ra Edi Rama dhe përfundoi në darkën e krokodilit. Pra nuk besoj se do ketë ndonjë rrugëdalje nga kjo. Maksimumi që mund të arrijnë është rrëzimi i Xhafës, por Ramën nuk e rrëzojnë dot, nuk kanë mekanizma. Plus që e thashë nga tre faktorë që janë problemi që kanë ngritur, përkrahja popullore, bllokimi i jetës sociale dhe përkrahja e ndërkombëtarëve është një problem që këta e ngrenë…ata vetë nuk thonë që ministri i Brendshëm favorizon trafikun e drogës, por vëllai i tij merret me trafik droge. Nuk më duket shkak që të çojë në bllokimin apo rënien e qeverisë.

Ilva Tare: Nëse bie Xhafaj, a bie Rama?

Dritan Hila: Do vijë Taulant Balla ose Elisa Spiropali, kaq është e gjithë historia.

Ilva Tare: Nuk rrëzohet qeveria

Dritan Hila: Jo nuk rrëzohet Rama, nuk kanë mekanizma. E kanë bërë vetë mekanizmin dhe po i bie mbi kokë. Lulzim Basha nëse nuk i mbushet mendja që të ndryshojë sistemin elektoral do mbetet aty, do të mbetet në mëshirën e Ramës, në mëshirën e PS që në 28 vjet ka më shumë sesa PD, kjo është historia.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas