Sport

Higuain shpëton Milanin, Salzburgu fiton “derbin e Red Bull”

Është mbyllur java e para e Europa League, me takimet që kanë sjellë edhe rezultate surprizë. Milani ka mposhtur mes shumë vështirësive kampionët e Luksenburgut, Dudelange 1-0. Goli i Gonzalo Higuain i ka mjaftuar kuqezinjtë për të marrë 3 pikët, ndërsa bomberit argjentinas për të gjetur rrjetën me fanellën e Milanit edhe në Europë.

Fitore komode mori Arsenali, që mposhti 4-1 ukrainasit e Vorskla Poltava. Dopieta e Aubameyang dhe golat e Ozil e Ëelbeck i dhanë kreun e grupit E. Në takimin tjetër të këtij grupi, Sportingu i Lisbonës mposhti 2-0 Qarabakun e Ansi Agollit, me kapitenin e kuqezinjve që e pa takimin të gjithin nga stoli.



Derbi i Red Bull është i Salzburg, me austriakët që mposhtën në transfertë Leipzig 3-2.

Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:

AEK Larnaca-Zurich 0-1
Celtic-Rosenborg  1-0
D.Zagreb-Fenerbahce 4-1
Copennhagen-Zenit  1-1
Olympiakos-Betis 0-0
Slavia Prague-Bordeaux 1-0
Trnava-Anderlecht 1-0

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas