Sport

Higuain shënon serish, por edhe Milani ngec serish

Për Milanin vazhdon të mbetet tabu fitorja me Atalantën në “San Siro”. Tri pikët ndaj bergamaskëve në shtëpi mungojnë prej katër vitesh, më saktë nga janari i 2014-ës . Kuqezinjtë barazuan 2-2 në sfidën e javës së 5-të të këtij sezoni në Serinë, duke lënë dy pikë të çmuara në një 90-minutësh që nuk e manaxhoi si duhet.

Milani kaloi në epërsi që në minutën e dytë, me një goditje fluturimthi të Gonzalo Higuainit, që shtangu portierin Gollini. Argjentinasi e gjeti sërish rrjetën në të 21-ën, por me ndihëm e VAR-it kryesori e anuloi për pozicion jashtë loje.



Kuqezinjtë nuk arritën të shënon golin që do t’u jepte qetësinë dhe në minutën e 54-t, Papu Gomez barazoi shifrat, i shërbyer nga Zapata. Milani reagoi shumë shpejt, duke gjetur për herë të dytë golin e epërsisë, këtë radhë me Bonaventurën, me një devijim të zgjuar në shtyllën e parë.

Formacioni i drejtuar nga Gattuso pati mundësi të tjera për të mbyllur llogaritë me Atalantën, por dështoi në kundërsulm dhe në minutat shtesë u ndëshkua nga goli i Rigonit, që i hoqi dy pikë shumë të vlefshme për renditjen.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas