Sport

Higuain: Milanin e ngre në maja. Caldara: “San Siro”, ëndërr e çdo lojtari!

Një Higuain krenar dhe i lumtur, kështu u paraqit numri 9 i ri i Milanit, në konferencën e parë si kuqezi.

“Milani dhe Leonardo kanë bërë gjithçka për të më sjellë këtu. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me arritjen e këtij transferimi. Dua ta kthej këtë klub në nivelet më të larta, atje ku e meriton”, tha Higuain.



Argjentinasi foli edhe pse zgjodhi Milanin para anglezëve të Chelsea-s.

“Te Milani më të doni të gjithë dhe bënë të pamundurën për të më transferuar, ndërsa te Chelsea ishte tjetër situatë. Atje ishte vetëm Sarri ai që më kërkoi”,- tha Higuain.

Para Higuain ishte Caldara, një tjetër lojtar i afruar nga Juventusi, ai që foli për gazetarët.

Ish-mbrojtësi i Atalantas. Ai fillimisht falenderoi Leonardon dhe klubin për besimin e dhënë, ndërsa tha se tashmë mezi pret të tregojë vlerat e tij me fanellën e re.

“Juventusi ishte ekipi i parë që besoi te mua, por Milanit ishte e vështirë të thosha jo, duke parë historinë e klubit më bërë të reflektoj dhe të kuptojë se ishte zgjidhja më e mirë për mua.

Kam ardhur këtu për historinë e një klubi të madh, ku kanë luajtur lojtarë si Maldini, Nesta e Thiago Silva. Cdo fëmijë ëndërron të luajë në San Siro. Te tifozët ka shumë entuziazëm dhe unë jam shumë i lumtur që u transferova këto, tashmë mbetet të jap maksimumin”,- tha Caldara.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas