Kryesore, Politika

Hidhet shorti për KED, hapet rruga për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

Ashtu siç pritej, Kuvendi ka hedhur shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Shorti u hodh nga Kuvendi pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta për të mos e hedhur për shkak të vakuumit ligjor. Shorti ka nxjerrë 8 fitues duke lënë një vend vakant nga Gjykata e Apelit, pasi kishte kandidatë vetëm për një vend. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se hedhja e shortit bëhet në kundërshtim me kushtetutën e ligjin, pasi mungon baza ligjore.

Oerd Bylykbashi: Presidenti thotë se ka vakuum ligjor dhe dispozitat tranzitore kanë mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionimin e KLGJ e KLP.



Gramoz Ruçi: Letrën e presidentit për shortin e kam konsultuar me ekspertët ligjorë të Kuvendit, EURALIUS, OPDAT. Sot është rendi që hidhet shorti.

Pas shortit rezultoi se:

-nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja, ndërsa anëtar zëvendësues nuk ka;

-Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë, ndërsa anëtar zëvendësues Medi Bici;

-Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme, pa anëtar zëvendësues;

-Fationa Memçaj nga prokuroritë e Apelit, pa anëtar zëvendësues;

-Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali nga gjykatat e Apelit, ndërkohë që anëtar zëvendësues është Gurali Braimllari;

-si dhe Eriol Roshi nga gjykatat administrative, me anëtar zëvendësues Klodiana Veizi Memën.

Me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hapi i radhës është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke i rikthyer asaj funksionimin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas