Kronika

Hetimet/ Biseda me bashkëshorten dekonspiroi vrasësin e prostitutës

Dje u arrestua Fatmir Vangjelaj, i dënuar për vrasjen në bashkëpunim, të një prostitutë ekuadoriane në vitin 1999 në Itali.

Pas policisë shqiptare, karabinierët në Itali kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksionin policor, një bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, që u finalizua në Tiranë këtë të enjte.



Arratisja pas vrasjes

Pas krimit në Itali, Vangjelaj shkoi në provincën e Chieti-t, duke u fshehur pas një identiteti të rremë.

Në vitin 2006, ai lindi një fëmijë me partneren e tij dhe, pas kapjes së një prej bashkëpunëtorëve të tij Robert Ziu në SHBA, ai përdorte identitetin e të vëllait.

Pas arrestimit të këtij të fundit në Shqipëri në vitin 2010, Vangjelaj ndërroi sërish identitet. Kohë, kur karabinierët arritën të identifikonin partneren dhe vajzën tashmë 12 vjeçe të Vangjelajt, duke mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe udhëtimet e vazhdueshme mes Shqipërisë e Italisë.

Pikërisht kohët e fundit, efektivët italianë ndërmorën një ndjekje intensive ndaj tyre që vijoi më tej në Shqipëri. Pas disa ditësh nën mbikëqyrje në Tiranë, u vendos të ndërhyje, pasi e shoqja dhe vajza u bashkuan me Vangjelaj në kryeqytetin shqiptar, ku raportohet se i kërkuari punonte si murator.

Arrestimi në Tiranë

Ai u vu në pranga të enjten në banesë pa bërë rezistencë, teksa po bëhej gati për të shkuar në punë.

“Ishte më i vështiri nga të tre për tu kapur, sepse kishte ndërruar disa identitete”, tha një zyrtar i policisë italiane për mediat lokale.

Karabinierët shpjeguan se gjatë përgjimeve është dëgjuar partnerja e 42-vjeçarit ta pyesë se çfarë ka bërë në Piacenza, ndërsa ai kurrë nuk i ka treguar lidhur me vrasjen e ndodhur 9 dhjetorin e vitit 1999.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas