Kronika, Kryesore

Hetim pasurisë së Edmond Begos, nis verifikimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda…

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të nisë një hetim mbi pasurinë e biznesmenit Edmond Bego, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi për llogari të autoriteteve të italiane, por që u lirua pasi u konfirmua se e kishte shlyer dënimin në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego, ose Mondi Bego.



Ky i fundit u ndalua disa ditë më parë nga policia greke në Igumenicë, në bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane, të cilat e kishin dënuar Begon në vitin 2008 me 21 vite burg për trafik narkotikesh dhe organizatë kriminale.

Por biznesmeni u lirua sërish, pasi në vitin 2010 Gjykata e Lartë e kishte njohur vendimin e Gjykatës së Torinos për Begon, nga 21 vite burg, në katër vite e katër muaj.

Nga kjo masë dënimi Bego kreu në vendin tonë vetëm 1 vit e 11 muaj, pasi pjesën e mbetur e fali me kusht Gjykata e Krujës.

Ndërkohë, Partia Demokratike akuzoi eksponentë të PS se kishin marre nën mbrojtje biznesmenin, i cili edhe pse i dëbuar për trafik droge në Itali, sipas PD, ka marrë fonde publike në tendera në kundërshtim me ligjin, e i ndihmuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Hetimi i pasurisë se Begos, nga Krimet e Rënda pritet të zbardhë nëse te ardhurat e aktivitet që ka justifikohen ligjërisht./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas