Kryesore

Hëna e plotë në Akrep nis të shkaktojë kriza në çift. Si ndikon te secila shenjë

Kjo javë, pak para hënës së plotë në Akrep, do karakterizohet nga hëna në Peshore që ka të bëjë me ekuilibrin e marrëdhënieve.

Lidhjet e Hënës do sjellin tension pasi Hëna i bën lidhjet të vështira me Marsin dhe Plutonin në Bricjap. Po kështu Xhiron në Dash do të jetë afër me Asteroidin Ira që ka të bëjë me martesën dhe ngjyroset me tendencën e shërimit të traumave në marrëdhëniet bashkëshortore. Nuk do mungojnë xhelozitë, inatet sherret…por çdo gjë është në funksion të forcimit dhe ekuilibrimit



Dashi do përjetojë përballje, debate, xhelozi në çift dhe pastaj do shkojë drejt një pasioni të fshehtë.

Demi do hakmerret në fshehtësi ndaj atyre që mendon se nuk e duan apo që e kanë tradhëtuar.

Binjakët do kuptojnë se shoqëria apo qëllimet nuk plotësojnë dot nevojat e tyre shpirtërore dhe do kërkojnë partnerin e tyre me çdo kusht.

Gaforrja do përpiqet të ekuilibrojë një marrëdhënie personale sa për sy e faqe që të ruaj emrin.

Luani do jetë në kërkim të një sqarimi apo të një njohje të re për të hequr qafe keqkuptimet apo dikë që i detyrohet.

Virgjëresha do shohë ndriçim dhe çlirim nga çdo bllokim në aspektin personal dhe ekonomik.

Peshorja do fillojë të mendojë për një ndryshim apo për një marrëdhënie të re mbas një njohje spektakolare.

Akrepi është në pritje të një pasioni që dikush i zhgënjyer nga jeta të vij e ta gjej në tërheqjen e tij.

Shigjetari do kërkojë dashuri për martesë pasi nuk pranon dështimin dhe kërkon të arrijë një martesë.

Bricjapi i largohet shkuesisë që i vine nga njerëz të afërt megjithëse kjo i kushton shumë.

Ujori do ndriçojë çdo mendim për gjëra të reja dhe udhëtime duke shpresuar se sa më larg aq më mirë

Peshqit do jenë në kërkim të çlirimit shpirtëror pas një bllokimi ndaj dikujt me të cilin kishin interesa ekonomike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas