KMR

“Hëna e përgjakur”, ja kur ndodh eklipsi hënor më i gjatë i shekullit






               Publikuar në : 22:59 - 19/07/18 |
mapo.al

Një lajm i mirë për të gjithë të pasionuarit pas fenomeneve të qiellit. Javën e ardhshme ndodh ai që konsiderohet edhe si eklipsi më i gjatë hënor. Përveç faktit që ky eklips do të zgjasë për rreth 2 orë rresht, do të keni dhe një shans shumë të mirë për të parë nga afër planetin Mars.


Eklipsi do të mund të shihet të premten e 27 korrikut në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore. Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. Sipas astronomëve, ky është eklipsi hënor më i gjatë i shekullit pasi faza e tij totale do të zgjasë për gati 2 orë. Më konkretisht një orë, 42 minuta dhe 57 sekonda.

Ndërsa termi “Hëna e Përgjakur”, vjen nga madhësia e hënës së plotë si dhe ngjyrës së kuqe të errët që hëna merr gjatë këtij fenomeni.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas