Teknologji

Helmeta e ‘Microsoft’ që do të përdoret në misione speciale

Sistemi “HoloLens”, nga Microsoft, përdoret aktualisht në disa profesione, si për shembull ndërtimi. Por shumë shpejt do të futet në edhe në ushtrinë amerikane.

HoloLens është një sistem syzash në xhamat e të cilave shfaqet informacion kompjuterik. Ndryshe nga VR (realitet virtual), të cilat bëjnë që të shohësh vetëm ekranin e një kompjuteri, Hololens nuk të pengon të shohësh mjedisin rrethues nga syzat, por shton të dhëna teknike në lidhje me objektet që sheh.



Në rastin e ndërtimit, për shembull, një inxhinieri që e sheh objektin nëpërmjet syzave mund t’i shfaqen në to të dhëna për përmasat dhe se ku do të instalohen pjesët përkatëse të projektit. Për këtë arsye quhet Augmented Reality (Realitet i Përmirësuar).

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i ka dhënë Micorosoft-it një kontratë 480 milionë dollarëshe për të prodhuar 100.000 kokore me Hololens, të cilat mund të përdoren në misione luftimi./TCh/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas