Bota

Hawaii, në prag katastrofe. Pritet të goditet nga uragani më i madh në 26 vite

Pjesët më periferike të uraganit Lane kanë prekur tashmë pjesë të ishullit kryesor të Hawaiit, me reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe duke kërcënuar për përmbytje dramatike, ndërkohë që stuhia e kategorisë së katërt po lëviz në mënyrë të frikshme gjithnjë e më afër shtetit Aloha.

Syri i stuhisë, e cila pritet të bëhet e para kaq e madhe që prek tokën në këtë shtet në 26 vitet e fundit, pritet t’i afrohet gjithnjë e më shumë ishullit kryesor, ose mbi tokën e tij mesnatën e së enjtes dhe të premtes, sipas Qendrës së Uraganëve të Paqësorit Qendror.

Uragani mund të rezultojë kaq shkatërrimtar, sa guvernatori i Hawaiit, David Inge u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa për magazinimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për të paktën dy javë.



“Hawaii pritet të preket rëndë nga uragani Lane. Çështja është sa rëndë?”, tha administratori i Agjencisë federale të Menaxhimit të Emergjencave, Brock Long, këtë të enjte.

Qendra e stuhisë, me erëra që mund të arrijnë deri në 210 km në orë, ndodhej në Paqësor, rreth 205 milje detare në jugperëndim të qytezës Kailua-Kona, të ishullit të madh, rreth orës 8 të mëngjesit (16 pasdite me tonën).

Rrëshqitjet e dherave janë një shqetësim më vete, pasi 25-76 cm shi parashikohet të bjerë gjatë fundjavës, ndërkohë që edhe deri më tani ka pasur rrëshqitje në ishullit kryesor.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas