Shëndeti

Harroni shpesh? Urime, shkenca thotë se jeni inteligjent!

Ka njerëz që mburren me kujtesën e tyre të fortë, kjo mund të jetë e dobishme në situata sociale dhe në shkollë. Gjithsesi është gati e pamundur që të kujtosh çdo detaj në çdo situatë të mundshme. Kur harron diçka shpesh ndjehesh edhe pak “budalla.” Nuk është se të duket vetja inteligjent në mes të marketit duke u munduar që të kujtosh se çfarë të duhet. Në këtë rast mund të shqetësoheni, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar, thjesht informacionet e vjetra janë zvendësuar me informacione të reja në trurin tuaj.
Është më e vështirë për ne që të kujtojmë informacionet e vjetra, ose ti harrojmë totalisht. Sipas studimeve një memorie perfekte nuk është aspak e lidhur me inteligjencën. Në fakt studimet kanë treguar se e kundërta është e vërtetë. Në rastet e personave që mbajnë mend detaje truri i tyre thjesht është i mbushur me informacion të panevojshëm.

Truri ka një mekanizëm të vogël të quajtur ipokamp, kjo pjesë e trurit i jep kujtimit një imazh. Ky mekanizëm funksionon duke eleminuar detajet e parëndësishme, në këtë mënyrë do të mbajmë mend vetëm çka ka realisht rëndësi në mënyrë që të marrim vendimet e duhura në situata të ndryshme.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas