Kryesore, Sport

Harrojini foto dhe videot në stadiume, nga 12 shtatori nuk do lejohen më

Sa prej jush kanë hedhur në rrjetet sociale foto dhe video nga stadiumet apo aktivitetet sportive për të treguar se jeni të pranishëm aty? Me siguri, thuajse të gjithë. Por që nga data 12 shtator, ndoshta nuk mund ta bëni më, pasi një program i veçantë mund të hyjë në veprim dhe t’ua bllokojë publikimin e tyre për shkak të së drejtës së autorit.

Bashkimi Europian do të votojë më datë 12 shtator normat e reja mbi të drejtën e autorit dhe një prej pikave në rregulloren e re, përfshin edhe publikimin e videove dhe fotove amatoriale gjatë aktiviteteve sportive të cilat publikohen në internet, në faqe lajmesh apo rrjetet sociale.



Neni 13 flet për krijimin e një programi kompjuterik i cili të mund të censurojë çdo lloj materiali që cenon të drejtën e autorit, duke llogaritur se televizionet paguajnë me qindra miliona euro për të blerë të drejtën e transmetimeve të ndeshjeve.

Ky lloj programi, mund të përdoret për të ndalur riprodhimin e paautorizuar të fotove dhe videove, ose në versionin e plotë të propozuar nga disa anëtarë të Parlamentit Europian që përfshin foto dhe videot e tifozëve. Me pak fjalë, pamjet nga brenda stadiumeve, mund të shpërndahen vetëm nga televizionet apo kompanitë që kanë blerë të drejtën, jo nga tifozët, edhe nëse bëhet fjalë për një “selfie” si kujtim.

Ligji në fjalë do të përfshijë çdo foto që ka lidhej em sportin dhe që është e paautorizuar, e këtu përfshihen edhe memet e famshme. Nëse miratohet, nuk do të jeni në gjendje të postoni më foton e Nejmar duke u rrokullisur në tokë, apo fotot të tjera të ngjashme që përdoren rregullisht në rrjetet sociale. Të parët që do të vendosin në përdorim këtë program janë gjigantët e rrjeteve sociale, Faceboook, Instagram, Twitter e You Tube, për të evituar që kompanitë t’i hedhin në gjyq pasi kanë lejuar shpërndarjen e materialeve të palejuara. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas