Vetëm një ditë pas takimit të Preisdentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun serb Aleksandër Vuçiç, Ramush Haradinaj do të takohet me homologen serbe Ana Branbiç dhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik, që mbahet në Durrës të Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.