Aktualitet, Kryesore

Haradinaj mbërrin nesër në Vlorë, nuk përfshin Ramën në axhendë…

Në kulmin e debateve për çështjen e kufijve të Kosovës, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj udhëton drejt Shqipërisë. Mësohet se Haradinaj do të jetë nesër në Vlorë ku do të ketë takime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe disa aktivitete të përbashkëta.

Por ajo që vihet re është fakti se në axhendë nuk është përcaktuar një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndoshta mes dy kryeministrave shqiptarë mund të ketë një takim informal por kjo gjë nuk bëhet e ditur.



Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandati. Herën e parë ishte në fund të shtatorit të vitit të kaluar. Nga ana tjetër takimet formale me kryeministrin Edi Rama nuk kanë munguar as në Kosovë. Nuk dihet nëse gjatë kësaj vizite do të ketë konsulta të Haradinajt me krerët shqiptarë për çështjen e kufijve.

AXHENDA
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër, e mërkurë, më 08.08.2018, viziton Bashkinë e Vlorës, Republika e Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë këto aktivitete:
ORA: 11:00 – 11:30- Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;
ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;
ORA: 11:50 – 12:00- Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;
ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;
ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas