Rajoni

Haradinaj kritikon ambasadorët e Kosovës: Interesohuni për vendin tuaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar sot ambasadorët e vendit të tij se nuk bëjnë aq sa duhet me punën e tyre. Teksa u ndal tek dialogu me Serbinë Haradinaj tha se duhet të arrijnë një marrëveshje.

Haradinaj foli edhe për disa projekte të tjera si dhe për transformimin e FSK-së. Ai ka thënë se FSK tashmë është e gatshme të transferohet në ushtri.



“Ne po shkojmë në tranzicionin e FSK-së në ushtri. I kemi kryer të gjitha proceset që të ndodh ky tranzicion. Ne jemi të gatshëm për këtë tranzicion, pse është e rëndësishme është se është fituar besimi. Qytetarë serbë në Kosovë i besojnë FSK-së dhe janë bërë pjesë e FSK-së. Me këtë tranzicion ne kthehemi në partnerë, e mirëpresim misionin e KFOR-it në Kosovë përjetësisht.

Por, duam ta kthejmë ndihmën NATO-s vendeve të lira. Mendoj që është i pazot ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat”, tha kryeministri i Kosovës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas