Aktualitet

Hapja e dosjeve, Gumeni pas dorëheqjes: Autoriteti deri më tani vetëm qoka

Autoritetit për Informimin në Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nisur punën në janar të vitit 2017. Por që në fillimet e punës së këtij institucioni, nuk kanë munguar kritikat, edhe nga brenda tij.

Daut Gumeni, përfaqësues i ish-të përndjekurve politikë, prej kohësh kishte paralajmëruar dorëheqjen nga ky institucion, por vetëm dje kuvendi ka shpallur vakancën për zëvendësimin e tij.



I ftuar në studion e lajmeve në Top Channel, Daut Gumeni teksa ka uruar që në vendin e tij të vendoset një person më i aftë se ai, ka theksuar se Autoritet duhet të vihet në punë, pasi, sipas tij, deri tani ka bërë vetëm qoka.

“Sekretariti teknik mundohet të bëjnë diçka, por Autoriteti nga kolegjial është kthyer në personal. E kam thënë disa herë, ose duhet amenduar ligji që ky Autoritet të mos jetë kolegjial. Ose përsa kohë që është kolegjial, e kjo mendohet si e kotë, del që edhe puna ime si anëtar i këtij autoriteti është e kotë. Uroj që në vendin tim të jetë një njeri me më tepër aftësi se unë. Siç edhe uroj që ai Autoritet nga ata që e kanë krijuar të vihet në punë, se deri më tani ka bërë qoka”, tha ndër të tjera në studion e Top Channel, anëtari i dorëhequr i Autoritetit për Informimin në Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas