Ekonomi

Hapet tuneli 500 metra në Rrugën e Arbrit! Gjiknuri: Nisim ndërtimin e Urës së Vashës






               Publikuar në : 17:35 - 16/08/18 |
mapo.al

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri njofton se është hapur tuneli 500 metër i gjatë, pjesë e projektit të Rrugës së Arbrit. Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri shkruan se po vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.


“Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizë”  shkruan Gjiknuri.

Përfundimi i rrugës së Arbrit është pjesë e programit “1 miliard”  me Partneritet Publik Privat.

 


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas