Ekonomi

Hapet tenderi për Kardhiq-Delvinë. Ndërtimi, jo pjesë e paketës ‘1 miliard’

Qeveria shqiptare ka hapur tenderat për ndërtimin e 3 segmenteve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Në total do të investohen 52.5 milionë euro për lotet 4, 5 dhe 6 të kësaj rruge.

Sipas dokumenteve të tenderave që “Top Channel” i disponon, punimet duhet të zgjasin 2 vite, ndërkohë që hapja e ofertave do të bëhet në ditët e para të shtatorit.



Buxheti i shtetit ka parashikuar fonde për këtë rrugë që për vitin 2018, kështu që punimet duhet të nisin brenda vitit.

Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë ka nisur që me Qeverinë “Berisha”, por vazhdimësia e projektit është ndërprerë.

Fillimisht u parashikua që kjo rrugë të përfshihej në projektin “1 miliard euro” për ndërtimin e infrastrukturës përmes partneritetit publik-privat, por këtë vit qeveria ndryshoi mendje, duke pranuar që ta financojë me fonde buxhetore.

Aksi ka një gjatësi rreth 34 km dhe përfshin ndërtimin e një tuneli dhe disa urave.

Deri më tani kanë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë-Bardhës, si dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos.

Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas