Aktualitet, Kryesore

“Hape rrugën të q*fsha robt”, kush është Brilanti që s’pyet për policinë?

E quajnë Brilant Martinaj, është vetëm 18 vjeç, por asnjë gjë nuk e ndal të udhëtojë me makina luksoze, me shpejtësi të lartë e për më tepër, të mbajë edhe armë me vete.

Në videot e publikuara nga vetë ai në Instagram, Brilanti shfaqet duke udhëtuar me makinë, në dorë mban një armë, të cilën ia kalon më pas mikut që e shoqëron, por nuk nguron të përdorë edhe telekomandën e sirenës së mjetit me të cilin udhëton, për të hapur më lehtësisht rrugën.



Në një tjetër video live të publikuar në profilin personal të Brilantit shikohet një bisedë me një polic rrugor, të cilin 18-vjeçari e pyet nëse e njeh se kush është, pa iu dridhur qerpiku, edhe pse në automjet mban armë apo është me shpejtësi të madhe.

Polici tërhiqet, shkëmben disa batuta me të riun dhe më tej e lë të vijojë i qetë udhëtimin, duke dëgjuar me zë të lartë këngë kushtuar Sali Berishës.

/JOQ.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas