Kronika

Hani i Hotit: Kapen mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i automjetit

Janë zbuluar mallra kontrabandë në Degën Doganore të Hanit të Hotit në Shkodër. Shërbimi Doganor i Degës së Hanit të Hotit gjatë kontrolleve të ushtruara ka konstatuar, se në automjetin e shtetasit me inicialet B.B ishin fshehur mallra të padeklaruara, të cilat synonte ti fuste në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali i Zi.

Në automjetin e këtij shtetasi janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente.



Bazuar në nenet 172 dhe 174 të Kodit Penal, nga Shërbimi Doganor i kësaj Dege,u krye arrestimi i këtij shtetasi dhe materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër për hetime të mëtejshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas