Sport

Hamburgu shkeli kontratën, tani Mavraj do të stërvitet nga trajneri i femrave

Vendimi i trajnerit Christian Titz për ta dërguar Mërgim Mavrajn të stërvitet me ekipin e të rinjve i ka shkaktuar mjaft probleme skuadrës të Hamburgut, raporton SuperSport.

Sipas të përditshmes gjermane, Bild, me vendimin e marrë klubi ka shkelur kontratën që ka me mbrojtësin kuqezi, si edhe statusin e lojtarëve profesionistë, që duhet të stërviten vetëm nga një trajner me licencë.



Aktualisht skuadra e 21-vjeçarëve drejtohet nga Steffen Weiß, i cili nuk zotëron licencën e përshtatshme për këtë rast. Përfaqësuesit e Mavrajt vendosën në dijeni drejtuesit e Hamburgut për shkeljen, duke lënë të hapur mundësinë që të merrnin hapat e nevojshëm ligjorë.

Fakti që futbollisti 31-vjerçar ka të drejtë në qëndrimin e tij, u shoqërua me alarm te Hamburgu, me klubin që vetëm prej rastit të Mavrajt punësoi me kohë të pjesshme ish-sulmuesin profesionist, Vahid Hashemian që mori për disa ditë drejtimin e ekipit të të rinjve.

Por me iranianin që punon edhe në skuadrën e 17-vjeçarëve, vetëm prej çështjes Mavraj klubit i nevojitej një tjetër zgjidhje dhe për këtë arsye, duke nisur nga java e ardhshme do të emërojë një tjetër trajner te ekipi i 21-vjeçarëve, vetëm që ai të jetë i përshtatshëm për të stërvitur mbrojtësin shqiptar. Bëhet fjalë për Achim Feifel, ish-trajnerin e ekipit të femrave të Hamburgut.

Edhe pse klubi po punon të marrë masat, në situatën e krijuar dhe me shkeljen e evidentuar të kontratës, mbetet aktuale mundësia që në fund të sezonit Mërgim Mavraj të kërkojë prishjen e kontratës me Hamburgun, një vit përpara përpara përfundimit të marrëveshjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas