Bota

Hakmarrja “perfekte”, gruaja përdor djalin e shoqes për të zhvatur ish të dashurin

Një grua ka përdorur fëmijën e shoqes së saj për të zhvatur ish të dashurin e saj i cili e braktisi pa arsye.

Tracey Hardy nga Macclesfield i kishte thënë ish-të dashurit John kur u ndanë se ajo ishte shtatzënë. Por, edhe pse pas disa analizave rezultoi se nuk po priste asnjë fëmijë, ajo vendosi që të vazhdonte me lojën.



Kështu, Tracey mori djalin 5-vjeçar të shoqes dhe ia prezantoi ish të dashurit si fëmijën e tij në mënyrë që t’i merrte para. I gjithë ky skenar u vu në jetë pasi ajo donte të hakmerrej për faktin që John e braktisi me anë të një mesazhi.

Për fatin e tij të keq, John krijoi një marrëdhënie të afërt me vogëlushin Tyler, të cilin e takonte shpesh. Ai gjithashtu shpenzoi 15 mijë paund për kujdes, pagesa ligjore dhe për kujdestarinë e tij.

Në momentin që zbuloi se fëmija nuk ishte i tij, John u shpreh për BBC:

Kjo është gjëja më e keqe që kam përjetuar në jetë. Jam thellësisht i zhgënjyer.”
Ndërkohë Tracey, e cila u dënua për mashtrim me dy vite burg, ishte shprehur që donte vetëm ta dëgjonte ishin e saj teksa i kërkonte falje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas