KMR

Tentuan ti vidhnin Range Rover-in, burri del lakuriq dhe u bën gjëmën




               Publikuar në : 17:33 - 24/08/18 |
mapo.al

Një burrë ka arritur që të kapë një hajdut adoleshent përpara se t’i merrte makinën dhe të largohej.


Pronari i makinës,  i cili ishte kompletësisht nudo, është kapur nga kamerat e sigurisë të shtëpisë së tij teksa vraponte i zhveshur për të shpëtuar makinën.

29 vjeçari Stephen Cullen, e quajti veten e tij, “ninxha lakuriqe” pasi mundi të shpëtonte Range Rover-in e tij të dashur.

Cullen dhe e dashura e tij, Nicola Baldwin ishin duke parë televizion në shtëpinë e tyre në Newcastle në momentin që dëgjuan alarmin e fuoristradës që ishte parkuar jashtë.

Pa humbur asnjë sekondë dhe sigurisht pa asnjë rrobë në trup, Cullen doli me vrap dhe e kapi hajdutin në tentativë e sipër.

Në momentin që pa të zotin e makinës, adoleshenti doli dhe u largua me vrap, por “ninxha pa rroba” arriti ta kapte dhe e shtriu në tokë.

Policia e arrestoi adoleshentin 17-vjeçar, i cili doli që kishte qenë i dehur, por, çifti vendosi  që të mos ngrejë akuza.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas