Sport

‘Hajdut dhe gënjeshtar’, arbitri i përgjigjet Serena Williams

Finalja e US Open nuk ka shkuar ashtu siç e priste Serena Williams pasi amerikania është mundur nga japonezja Naomi Osaka dhe kjo ka bërë që ajo të shpërthente ndaj arbitrit.

Teksa situata i rrëshqiste nga duart gjatë ndeshjes ajo e ka quajtur arbitrin portugez hajdut dhe gënjeshtar.



Fjalë këto të cilat nuk kanë sjellë reagim të arbitrit për momentin, por së fundmi ai ka thyer heshtjen në një intervistë për gazetarin e njohur, Miguel Seabra.

Gjyqtari i quajtur Carlos Ramos është shprehur se Willimas kërkonte arbitrim sipas dëshirës. Ai ka treguar se ka lexuar të gjitha lajmet që janë shkruan për të, shkrimet pro dhe kundër, teksa rrëfen se ndodhet në një situatë jo të mirë, pas asaj që ndodhi.

“Jam mirë duke marrë parasysh rrethanat, është një situatë e bezdisshme, por arbitrim sipas kërkesës nuk ka. Mos u shqetësoni për mua”, u shpreh Ramos.

Teksa disa gjyqtarë vendas, pas këtij episodi, po përpiqen që t’i shmangin ndeshjen ku luan Serena Williams, Ramos do të kthehet në arbitrim këtë fundjavë.

Ai do ta bëjë këtë në gjysmëfinale të Kupës Davis ndërmjet Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara që do të mbahen në Zadar, ku shpreson të ketë një mjedis më të ngrohtë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas