Kryesore, Rajoni

Hahn nuk e përjashton ndryshimin e kufijve, pedagogu i UET: Si po arrihet dakordësia Kosovë-Serbi

Mëngjesin e së martës, mediat në Shqipëri e nisën duke raportuar se Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn ka deklaruar për radion “Evropa e lirë” se nuk e përjashtn mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Çështja e nxehtë e verës vijon edhe në shtator, me SHBA dhe BE në pamje të parë dakord për një zgjidhje që do sjellë paqe.



Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Blendi Lami në një analizë të publikuar në Mapo sot, shkruan se se ka një dakordësi për korrigjimin e kufirit.

“Jemi përpara një mundësie për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila mund të zgjidhë përfundimisht statusin e Kosovës, dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë. Problemi është se ngërçi do të zgjidhet me shkëmbime territoresh. Shkëmbimi i mundshëm mund të bëhet ndërmjet veriut të Mitrovicës dhe Preshevës.

Në pamje të parë, është një tezë e rrezikshme, duke parë nacionalistët që u vendosën menjëherë në llogoret përkatëse. Jo pa të drejtë. Referuar historisë, është e paimagjinueshme që Serbia të lëshojë territore ndaj asaj që ajo e quan “Shqipëri të Madhe”.

Por, a është kjo tezë e rrezikshme që në letër sjell paqe, vepër e Vuçiçit dhe Thaçit? Bazuar në faktet që dimë, ky skenar është i pamundur,” shkruan Lami.

“Megjithëkëtë, së shpejti, Serbia dhe Kosova do të përgatisin një marrëveshje, duke ditur se SHBA, BE dhe Rusia do ta mbështesin vendimin e tyre,” thekson ai.

Dakordësi për “korrigjimin” e kufirit Kosovë–Serbi

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas