Aktualitet, Kryesore

Habisin grekët! Arrestojnë çiftin e turistëve anglez për ‘spiunazh’, se fotografuan…

Një çift britanik me pushime në Greqi u burgos me akuzën për spiunazh pasi u kapën duke fotografuar barkat e ushtrisë. Pamela dhe Michael Cleary, të cilët janë gjyshër me tetë nipër e mbesa, u prangosën dhe e kaluan në një qeli të qelbur plot bubuzhela, pa ujë e ushqim.

Krimi i çiftit Cleary ishte fotografimi me celular i dy gomoneve ushtarake në një port në ishullin e Kosit. 55-vjeçari u shoqërua nga një ushtar që e urdhëroi të fshinte fotot dhe t’i tregonte pasaportën. Kur çifti po bëhej gati për fluturimin e kthimit në shtëpi, u arrestua dhe të dy u morën në pyetje me akuzën për spiunazh.



Zonja Cleary tha: “Po bëhem 60 vjeç dhe kurrë nuk kam marrë asnjë gjobë parkimi, kështu që kur na thanë se akuzoheshim për spiunazh e humba fare. U bëra histerike. Mike i bëri fotot sepse e tërheqin gjërat ushtarake. U përpoqëm t’ia shpjegonim Policisë, u thamë që jemi turistë dhe se e kishin gabim.

Na prangosën bashkë sikur ishim dy kriminelë dhe na çuan në Polici. Ishte një vend vërtet i shpifur. Kishte vetëm një qeli dhe plot mushkonja.

Kishte vetëm një dritare të vogël dhe ishte vapë përvëluese. Më kujtohet Mike që më largonte bubuzhelat dhe thoshte se ai e kishte fajin, unë nuk duhej të isha atje në qeli”.

Mëngjesin tjetër çifti doli para gjyqit në Kos, por nuk iu ofrua avokat ose përkthyes.

“Ushtari u ngrit dhe tregoi historinë, ne nuk e kishim idenë se çfarë thoshte”,- tregon zonja Cleary.

“Mike u përpoq të shpjegonte se nuk e dinte që bërja e fotove ishte e paligjshme”.

Më pas, gjyqtarja u tha që do të kishte një seancë në korrik dhe kjo ishte e gjitha. “Ajo na tha që mund të shkonim në shtëpi e të merrnim një avokat në Angli, por duhej të linim telefonat”.

Çifti nu kthye në Angli dhe pajtoi një avokat grek, por çështja u mbyll dy javë më pas. Edhe telefonat iu kthyen. Megjithatë, të dy vuajnë nga stresi traumatik dhe zonja Cleary thotë se merr ilaçe për të fjetur.

Ata u ankuan edhe për përkahje të pamjaftueshme nga konsullata britanike gjatë kohës që qëndruan në qeli, ndonëse një zëdhënës nga ministria e jashtme ka bërë të ditur se bënë gjithçka për t’i ndihmuar./Syri.net/

<
>
auto_37589509_10216835114252292_1874969394702974976_n1532166946 auto_37597206_10216835114772305_8385112403427196928_n_11532167032 auto_37597206_10216835114772305_8385112403427196928_n1532166883
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas