Aktualitet, Kryesore

‘Gusht e gunë’? Sinoptikania: Shirat janë vetëm sot, çfarë parashikohet për këtë javë

Nëse keni parashikuar të bëni pushimet në ditët e fundit të gushtit apo edhe në fillim të shtatorit jeni me fat, pasi sinoptikanët parashikojnë se duke nisur nga dita e nesërme do të kemi mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sinoptikania Tanja Porja u shpreh se shirat do të jenë prezent vetëm gjatë ditës së sotme. Madje sipas saj kjo vjeshtë do jetë me e ngrohtë se normalja.



“Pjesa më e madhe e shirave ka rënë, por ka sërish një fuqizim nga dreka dhe në mbrëmje pritet qe të dominojë mot i kthjellët. E mërkura deri në fundjavë kemi kthjellime në zonat bregdetare. Shirat janë vetëm sot në fakt.

E marta në mesditë do të ketë rritje me 2 gradë, e mërkura sërish do ketë rritje me 2-3 gradë. Pas ditës së nesërme do rriten sërish temperaturat.

Në zonat e ulëta temperaturat do jenë deri në 35 gradë celsius. Pra edhe këto ditë të mbetura të gushtit janë të nxehta.

Po punojmë për parashikimin e motit për muajin shtator, por parashikojmë që të jetë më i ngrohtë se normalja, ndërsa ende nuk kemi një sinjal nëse do kemi reshje. Parashikohet qe vejshta në tërësi të jetë më e ngrohtë këtë vit”,- tha Porja.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas