Kryesore, Sport

Guardiola dhe City i tij fitojnë trofeun e parë këtë sezon

anchester City e nisi me trofe sezonin e ri futbollistik duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Chelsea-n e trajnerit Sarri, që në këtë mënyrë debutoi me humbje në krye të bluve të Londrës. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, që realizoi një dopietë duke i dhënë trofeun e FA Community Shield. Ndeshja nisi mjaft mirë për “Qytetarët”, që kaluan menjëherë në avantazh pas një aksioni brilant. Foden, pasi afrohet afër zonës së rreptësisë pason për Aguero-n, i cili me një gjuajte të hidhur mposhti portierin Caballero. Në disavatazh Chelsea hidhet në kërkim të barazimit, por kampionët e Anglisë mbrohen mirë. Pavarësisht rasteve të rrezikshme ky fraksion u mbyll me avantazhin minimal të City.

Në të dytën loja bëhet më interesante, me Chelsea-n e Sarrit që kontrollon lojën, ndonëse përballë është City. Edhe pse blutë luajnë më mirë ata që shënojnë janë të besuarit e Pep. Sërish protagonist është Aguero, që këtë herë ktheu në gol asistin e Silva (58’). 2-0 dhe festa është për kampionët në fuqi të Anglisë që mbrohen mirë duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Me kalimin e minutave ndeshja kthehet në miqësore, pasi si Guardiola ashtu edhe Sarri u japin shumë minuta lojtarëve të rinj. Në këtë mënyrë takimi u mbyll me fitoren 2-0 të City, por me trajnerin italian që tregoi se asnjë ekip nuk do ta ketë të lehtë përballë tij. Për më tepër ai ka vetëm pak janë që punon me ekipin dhe skuadra nuk ishte e plotë.



 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas