Kryesore, ShowBiz

Grupi Babastars po ndahet, Agon Amiga sjell ‘diss’-in për Getin…

Babastars po i vjen fundi!
Agon Amiga sapo ka publikuar këngën e tij më të re.

Ndërsa, në emisionin SevenBizz të prezantuar nga Meriton Mjekiqi, është zbuluar ekskluzivisht drejtpërdrejtë se Amiga në këtë këngë i bën ‘diss’ liderit të Babastars, Getoar Selimit.



Sipas SevenBizz, pjesa në këngë ku Agoni flet kundër Getit janë fjalët: “T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”, ndër të tjera, shkruan Gazeta Express.

Burimet kanë treguar se kjo këngë paralajamëron pikërisht ndarjen e Agonit nga Babastars, që shumë shpejtë edhe do ta konfirmojë.

Agoni dhe Geti njihen për grupin e tyre shumë të suksesshëm, Tingulli 3nt, ndërsa janë edhe ndër themeluesit e labelit Babastars.

Ky largim i reperit vjen pas atij të Skivit, i cili është bashkuar sërish me kolegun nga grupi Skillz, Ledri Vula. /gazetaexpress/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas