Bota

Gruaja tenton të vrasë kolegun e punës, i hedh acid në shishen e ujit

Një 52-vjeçare në Itali u arrestua me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë pasi i hishte hedhur acid klorhidrik në shishen e ujit në kolegu pune.

Pasi piu gëllënjkën e parë, viktima një 40 vjeçar, e kuptoi menjëherë shijen e pijes, të cilën e pështyu. Burri përfundoi në spital me djegie të acidit në gjuhë dhe iu desh tre ditë trajtim mjekësor.



Personi përgjegjës është identifikuar dhe arrestuar nga Carabinierët e San Donato Milanese, një qytet në jug të Milanos, për veprime persekutive kundër kolegëve të punës.

Por, duke konfirmuar se substanca e injektuar në shishen e kolegut të saj ishte acidi klorhidrik, iu shtua edhe akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

Nga hetimet rezultoi se ky nuk ishte rasti i parë që 52-vjeçarja sulmonte kolegët.

Përveç 40-vjeçarit që tentoi ta helmonte me acid, i cili tregon se kohët e fundit kishte marrë edhe telefonata anonime prej gruas dhe e përndiqte, një tjetër koleg i saj 35 vjeçar kishte denoncuar një sërë aktesh të persekutimit të kryera kundër tij si thirrje telefonike anonime, përndjekje,  vandalizim të makinës dhe mureve të jashtme të shtëpisë së tij.

Një fakt i tillë u konfirmua nga policia pas verifikimi të celularit të 52-vjeçares.

Gjithashtu nga smartfoni i saj, gruaja kishte bërë disa hulumtime mbi acidet kryesore në treg (sulfurik, muriatik dhe hidroklorik) dhe karakteristikat e tyre.

Gjatë kontrollit të banesës asaj iu gjetën të fshehura një seri kanaçesh me llak, me të cilat dyshohet se kishte zhgarravitur makinën dhe shtëpinë e kolegut.

Policia gjeti gjithashtu një shiringë të përdorur nga gruaja për të injektuar acid klorhidrik në shishen e  uji të kolegut të saj.

Nga ana e saj, 52-vjeçarja ka mohuar akuzat në polici, duke deklaruar se është e pafajshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas