Bota

Gruaja “shpërthen” në avion

Një grua është konsideruar si “pasagjerja më e keqe” pas një incidenti të ndodhur në një fluturim të Thompson Airways në Greqi.

Helen Butcher, 51 vjeç, po udhëtonte për në Kos me vajzën e saj Victoria, kur nisi të sillej në mënyrë histerike ndaj ekupaizhit dhe udhëtarëve dhe duke përdorur fjalë banale.



Pasagjerët i luteshin stafit që ta mbanin nën kontroll dhe ajo madje goditi me grusht edhe një anëtar të ekuipazhit në organet gjenitale, duke thënë se nuk kishte rëndësi pasi gjithsesi ai ishte “homoseksual”.

Ajo kishte ardhur në Aeroportin e Manchesterit pasi kishte konsumuar gjysmë shishe verë gjatë rrugës dhe dy gota vodka në ambientet e aeroportit.

Pasi piu më shumë alkool në fillim të fluturimit ajo nisi të shkaktonte kaos në avion. Butcher u arrestua nga policia greke./tvklan.al 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas