Kryesore, ShowBiz

‘Gruaja më vodhi spermën’: Ana tjetër e #MeToo

Meshkujt janë edhe viktima, jo vetëm të abuzimeve seksuale. A nuk janë ata që hidhen të parët për të mbrojtur femrat, duke e pësuar me jetë? Ka një anë tjetër të historisë së dhunës, për të cilën flitet pak

Një profesor i njohur britanik ka bërë thirrje që të mbrohen meshkujt në këtë periudhë kur janë bërë kaq shumë denoncime për abuzime seksuale.



52-vjeçari Theodore Piepenbrock vuajti një kalvar të tërë, pasi një asistente e re tentoi ta joshte.

Gjatë një turi në SHBA, asistentja i hyri një natë në dhomë. Ajo kishte veshur vetëm një bluzë sipër. Profesori tha se asaj i shiheshin qimet pubike. Pasi ai e refuzoi, ajo bërtiti: “Do të të bëj të ndjehesh keq për këtë vendim. Do të shkatërroj jetën dhe karrierën”.

Ajo dorëzoi një seri ankesash për sjellje të papërshtatshme seksuale dhe profesorit iu desh shumë kohë që të pastronte emrin e tij.

Kurse gazetari Nirpal Dhaliëal thotë për gazetën ‘Sun’ se meshkujt janë viktima.

“Disa vite më parë, pasi bëmë seks, gruaja ime mori prezervativin nga koshi i plehrave dhe u fut tinëz në banjo për të vendosur spermën në trupin e saj, e dëshpëruar për të mbetur shtatzënë. Për fatin tim, trupat e mi të vegjël qëndruan besnikë dhe nuk punuan për të, ndryshe do e gjeja veten baba, i futur në kurth emocionalisht dhe financiarisht për pjesën e mbetur të jetës”.

“Ndërsa ish-gruaja ime ishte një grua e pasur dhe nuk interesohej për llogarinë time bankare- por vetëm për farën time- dje u kujtova se shumë gra e shohin burrin në jetën e tyre jo më shumë se një depozitë sperme, kombinuar me një makinë parash”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas