ShowBiz

Gruaja e parë e Frank Sinatrës ndërron jetë në moshën 101 vjeçare

Gruaja e parë e Frank Sinatra dhe dashuria e fëmijërisë Nancy ka vdekur në moshën 101 vjeçare.

Nancy Sr vdiq në mënyrë paqësore të premten në mbrëmje, sipas vajzës së saj Nancy Sinatra Jr.



Frank u martua më Nancy Barbato në New Jersey në vitin 1939 dhe ata kishin tre fëmijë së bashku para se të divorcoheshin në vitin 1951. Këngëtari legjendar do të martohej edhe tre herë të tjera.

“Nëna ime ndërroi jetë në mënyrë paqësore sonte në moshën 101 vjeçare. Ajo ishte bekimi dhe drita e jetës sime. Faleminderit për gjithçka mami”, shkroi vajza e saj në Twitter.

Çifti u lidh kur ishin adoleshentë dhe u martuan më vonë në kishën katolike në Jersey City, New Jersey, para se Frank të niste karrierën e tij muzikore.

Gjatë viteve të para të martesës ata jetuan në një apartament modest ku lindën edhe dy fëmijët e tyre të parë./tvklan.al 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas