Kryesore, Sport

Gruaja e Michael Schumacher: Ai nuk do të dorëzohet

Gruaja e Michael Schumacher ka folur për herë të parë pas shumë kohësh për gjendjen e ish-pilotit të Formula 1.

Në një letër publike, Corinna Schumacher, që është e martuar me legjendën e automobilizmit prej 23 vitesh, tha se i shoqi është një luftëtar, që nuk do të dorëzohet.



Ajo i shkroi muzikantit gjerman, Sascha Herchenbach pasi ai kompozoi një himn të titulluar ‘Born to fight’ në nderim të Schumacher.

“Doja të të falenderojë sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën e bukur në këto kohëra të vështira”.

Herchenbach tha se nuk e priste këtë reagim.

Shtatë herë kampioni i Formula 1 u aksidentua në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013 kur u përplas me një gur. Ai u dërgua në spital dhe iu nënshtrua disa operacioneve dhe kaloi gjashtë muaj në koma.

Në prill të vitit 2014 ai doli nga koma. Mendohet se për momentin për të kujdeset një ekip prej 15 mjekësh, që ofrojnë kujdes gjatë gjithë kohës për një kosto prej 130 mijë eurosh në javë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas