KMR, Kryesore

Prag katastrofe në Inaarsui, ajsbergu afrohet pranë fshatit dhe rrezikon… cunami

Një ajsberg gjigand po shkon në drejtim të Inaarsuit, një fshat në Groenlandën perëndimore.

Qendra e vogël është detyruar të bëjë evakuimin e pjesshëm të banorëve për të evituar të mbyten nga dallgët e mëdha, në rast se masivi i akullit do të thyhet.



Ajsbergu është afruar tek shtëpitë, por nuk ka lëvizur më gjatë natës. Autoritetet thonë që nuk kanë parë kurrë një ajsberg kaq të madh në jetën e tyre.
169 banorët e Innarsuit që jetojnë në zonën e ajsbergut janë transferuar.

Centrali elektrik i fshatit dhe pika e karburantit janë shumë pranë me bregun.

Disa ekspertë thonë që eventet që kanë shkaktuar shkatërrimin e ajsbergut janë si pasojë e ndryshimeve klimaterike, faktorë të kësaj natyre rrisin rrezikun për cunam.

Në qershor shkencëtarët e New York University kanë publikuar videon e një ajsbergu të madh që shkëputej nga një pjesë akulli në Groenlandën lindore.

<
>
758X500_935888970-ilulissat-climate-change-iceberg-ice-desert7 37000900_244877216293921_797507231376474112_n 21316008514_414a2e0229_o C_2_articolo_3151995_upiImagepp-1 fantasy-like-iceberg-in-greenland-by-magnus-elander-1400x932 ghetar-groenlanda Groenlanda Groenlanda_Ilulissat_2 iceberg_80640300 iceberg-1200x800 un-ghetar-urias-a-blocat-portul-unui-oras-din-canada-105606
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas