ShowBiz

Grimieri i Kardashian “tërbon” gratë e Tiranës, ‘pushtojnë’ Pallatin e Kongreseve edhe me biletë 100 euro

Për të apasionuarit e të bukurës, sot ka qenë një ditë e rëndësishme.

Në Pallatin e Kongreseve qindra gra e vajza janë mbledhur për të ndjekur nga afër punën e një prej grimierëve më të njohur në rang botëror, Mario Dedivanoviç.



I njohur si i preferuari i motrave Kardashian-Jenner, i Eva Longoria, Demi Lovato, Megan Fox dhe shumë personazheve të njohur të showbiz-it të huaj, Mario sot “tërboi” gratë dhe vajzat shqiptare, të cilat i mblodhi në një event që zgjat plot 7 orë te pallati i Kongreseve.

Interesi ka qenë shumë i madh, edhe pse çmimi i biletës ishte goxha i kripur, plot 100 euro. Mario ka treguar më shumë mbi truket e make-up-it dhe grimit profesional, tashmë në prag të sezonit të verës, ku vajzat e gratë duhet të tregohen edhe më të kujdesshme në paraqitjen e jashtme./Politiko.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas