Kryesore, Politika

Grida Duma: Për çështjet e brendshme në PD do flas më vonë. Prishja e Teatrit, cënim i identitetit kombëtar

Humbja që pësoi Partia Demokratike në zgjedhjet e Qershorit të vitit 2017, nuk kaloi pa kritika edhe brenda selisë blu.

Por sot kur kanë kaluar më shumë se 1 vit, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, zgjedh të komentojë kritikat dhe zërat kundër brenda PD-së.



Madje e ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ajo thekson se për këtë çështje do të flasë në një moment të dytë.

Deputetja demokrate nënvizon se asnjëherë nuk ka marrë krah në debatin e brendshëm, por shton se ka vendosur që për këtë të shprehet në një moment tjetër.

“Do të flas për këtë çështje në një moment të dytë. Unë nuk kam marrë asnjëherë krah në debatin e brendshëm. Asnjëherë nuk kam pasur vendimmarrje brenda PD, por kam bërë opozitë ndaj qeverisë që në vitin 2013, kur shumë pak njerëz e mbronin PD.” thekson mes të tjerave deputetja Duma.

E pyetur nëse do të pranonte një rikandidim për Kryebashkiake, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale, deputetja e selisë blu e përjashton këtë mundësi. Por shton se do luftoj, kudo brenda dhe jashtë partisë me rregulla loje.

Teatri

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma thekson se prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, është jo vetëm një aferë klienteliste e Kryeministrit Edi Rama, por edhe një cënim i identitetit kombëtar.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, deputetja e PD-së nënvizon rëndësinë historike dhe kulturore që kjo godinë mbart ndër vite.

Duke listuar një sërë emrash artistësh të mëdhenj që i kanë dedikuar jetën dhe punën brenda asaj godine, ajo shton se vlera që ka Teatri nuk mund të matet me metra katrorë, pasi ato janë vlera kulturore dhe historike.

PasPara

1 koment

  1. Zgjedhjet Parlamentare e kane kaluar vitin ku SHQUP-i humbi me thelle se ne cdo zgjedhje tjeter dhe jane akoma ne gjendje “shoku” apo knockdown dhe kjo Grida perverse qe t’a peshtiros me sms erotike (aty e ka mendjen kot e intervistojne), thote qe do te flase ne nje moment te dyte, kur eshte ky moment, pas nje, dy apo tre vjetesh kur te behen zgjedhjet e ardheshme.
    Kjo eshte profesioniste vetem per te zhvatur pleq mbi 80 vjec, paska burre trap, apo me mire me thene koqe kandari i prish qe gezon nje pune si legen ne Ministrine e Jashtme prej pickes se gruas, kar-agjoz burre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas