Sport

Grezda flet si futbollist i Rangers: Është përvojë e pabesueshme, shpresoj të sjellë fitore këtu

Eros Grezda kompletoi sot transferimin e tij te Rangers dhe menjëherë kanë ardhur deklaratat e para si futbollist i skocezëve. Për faqen e klubit 23-vjeçarei shqiptar u shpreh:

“Është një përvojë e pabesueshme për mua. Unë kam ëndërruar që fëmijë që të luaj me një klub të madh, i mbështetur nga shumë tifozë. Nuk mund të shkonte më mirë për mua se sa tani që jam këtu. Pres me padurim të luaj para tifozëve. Mendoj se ishte koha e duhur për mua, që në moshën 23-vjeçare, të kaloj në një ligë kaq të mirë dhe në një klub të madh si Rangers. Ky është një hap i madh në karrierën time”-është shprehur Grezda.



Më tej ai ka folur për klubin e ri, duke u shprehur se nuk e njihte mirë para se të nisnin bisedimet për transferimin e tij. Për pritshmërinë e tifozëve dhe klubit është shprehur i ndërgjegjshëm, që ata presin shumë nga ai.

“Të jem i sinqertë para se të vija këtu nuk dija shumë rreth Rangers, por pasi filluam bisedimet për transferimin, nisa të shoh historinë e klubit dhe të lexojë rreth transferimeve të fundit. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kjo është hera e parë që zbres në një stadium të zbrazët, është një ndjenjë tjetër, është ende e pabesueshme. Unë pres me padurim të luaj ndeshje zyrtare me tifozët. Klubi dhe tifozët presin shumë që unë të jap maksimumin tim. Unë jam një lojtar i shpejtë dhe unë do të mundohem të shënoj gola, kështu shpresoj të shënoj golat e fitoreve këtu”-ka përfunduar futbollisti kuq e zi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas