Rajoni

Greqia zbardhet nga bora, në disa akse kalim me zinxhirë

Bora e parë në vend ka mbuluar rajonet malore të Greqisë në fundjavë, ndërsa temperaturat shënuan rënie në të gjithë vendin. Sipas shërbimit sinoptik, reshjet e dëborës kanë filluar prej pasdites të së shtunës dhe vazhdojnë gjatë ditës së diel prej zonave malore të Peloponezit, në Pilio dhe Karpenisi të Greqisë qëndrore, si dhe në gjithë pjesën e kufirit me Shqipërinë në Greqinë Perëndimore.

Zonat ku policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë, janë ato të krahinave përreth Follorinës, Kozanit dhe Kosturit, por edhe në pjesë të tjera të rrjetit rrugor në Maqedoninë Qendrore.



Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) parashikon reshje të vazhdueshme shiu për pjesën më të madhe të vendit në ditët në vijim, dhe borë në zonat malore të Greqisë qendrore dhe veriore.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në zonat bregdetare sidomos në lindje të ishullit të Kretës, ndërsa për shkak të erërave të fuqishme, për të dytën ditë ishujt e Zakinthos dhe Kefalonisë kanë anuluar lundrimet e të gjitha anijeve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas