Arkiva 2

Greqia paralajmëron daljen nga euro

Greqia ka paralajmëruar se mund të heqë dorë nga përdorimi i euros, nëse nuk ia del që të finalizojë pjesën e dytë të paketës financiare ndërkombëtare prej rreth 130 miliardë eurosh, për të cilën u vendos në tetor të 2011-ës. Zëdhënësi i qeverisë, Pandelis Kapsis ka thënë se bisedimet me agjencitë financiare ndërkombëtare në 3-4 muajt e ardhshëm do të “përcaktojnë gjithçka”, përfshirë edhe atë, nëse Greqia do ta shmangë falimentimin. Greqia që nga muaji maj i viti 2010 qëndron në bazë të ndihmës prej 110 miliardë eurosh të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe BE-së, ndërkaq në tetor të 2011, vendet e eurozonës u përcaktuan edhe për një ndihmë tjetër financiare në vlerë prej 130 miliardë eurosh.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas