Aktualitet

Greqia nuk gjen qetësi, zjarret e fuqishme prekin ishullin e famshëm turistik

Një tjetër zjarr i madh ka rënë në ishullin e Zakynthos, në Greqi.

Pas zjarrit të rënë në zonën e Atikës pranë Athinës ku humbën jetën mbi 90 persona, këtë herë flakët e zjarrit kanë prekur ishullin e Zakinthos.



Ky është zjarri i dytë brenda pak ditësh në këtë zonë.

Sipas medieve vendase, janë shumë vatra zjarri në zonë, ndërsa era po i përhap.

Sikundër raportohet deri më tani flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe përforcohen edhe më shumë nga shpejtësia e erës që është e lartë.

Në vendin e flakëve kanë shkuar 3 automjete dhe 9 zjarrfikës, që po përpiqen ta vendosin nën kontroll.

Një helikopter i brigadës së zjarrit ka ardhur në ndihmë të tyre për të shuar flakët.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima, ndërsa dëmet materiale janë të konsoiderueshme.

Zjarri është përhapur edhe më shumë për shkak të vatrave që ishin pranë njëra-tjetrës.

<
>
greece_ionian-sea_shipwreck-beach-2 auto_Z41533053616 auto_Z31533053617 auto_Z21533053617 auto_Z11533053618 auto_psts_01533053620
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas